Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se qeveria po përgatit një “letër të rëndësishme” për një vend të rëndësishëm për ndërhyrje në procesin zgjedhor në vendin e tij.
Duke iu përgjigjur një gazetari të televizionit Pink që mbështet nga qeveria e tij dhe i njohur për koordinimin e pyetjeve që do të bëhen në konferencë me kabinetin e tij, Vuçiq iu referua kritikave nga Gjermania në lidhje me procesin zgjedhor në Serbi, transmeton Telegrafi.
Ai tha se autoritetet shtetërore janë duke përgatitur një dokument të rëndësishëm, gjegjësisht një deklaratë për ndikimin e një vendi të rëndësishëm dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor në Serbi në mënyrën më brutale deri më tani, siç tha ai.
“Besoj se për rreth dhjetë ditë deri në Vitin e Ri do të përfundojë diku, dhe më pas para Krishtlindjeve Ortodokse do të mund ta dërgojmë në të gjithë botën për të parë se si kryhet kjo lloj ndërhyrje në një proces që duhet të i përkasin sovranisht një vendi të pavarur”, ka theksuar Vuçiq.
Se diçka me zgjedhjet serbe nuk është ashtu siç duhet, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila në mesazhin e saj nënvizoi se ajo që u pa gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ishte e pranueshme për një vend që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.