Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar për marrëveshjet ndërkombëtare të bllokuara tash e një kohë nga deputetët e opozitës.
Kuvendi me këtë rast miratoi Marrëveshjen Ndërkombëtare për financimin në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Me po të njëjtat vota u miratua edhe Marrëveshja e kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit.
Gjithashtu, u votua edhe i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.