05/12/2024

Vrasja në Bon Vivant: Prokuroria lëshon njoftim, ka një thirrje për ata që e pësuan gjatë përleshjes mes dy grupeve

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dalë me një njoftim lidhur me rastin e vrasjes në kafeterinë Bon Vivant, që ndodhi më 4 gusht të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftim bëhet thirrje për ata që e pësuan gjatë përleshjes mes dy grupeve, që të paraqiten në Polici apo në Prokurori, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotni.

Afati i caktuar nga Prokuroria është 15 ditë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni.” – thuhet në njoftimin e PTH-së.

Ndryshe, i dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi në Bon Vivant, Andi Pajaziti, ndodhet në paraburgim në Burgun e Sigurisë në Dyz, teksa i dyshuari tjetër Dukagjin Nikollaj, akoma nuk është kapur nga Policia.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...