10/12/2024

Vritet një polic në Serbi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Loznicë të Serbisë është vrarë një polic e një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të së enjtes.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizi– i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Daçiq, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli,e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke e goditur njerin zyrtar policor në gjoks, dhe zyrtarin policor tjeter në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe polici Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.

Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...