15/07/2024

Vuçiq kërkon mbështetje nga Macron për themelimin e Asociacionit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë në zgjidhjen e çështjeve në dialog me Kosovën.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vuçiq i ka kërkuar Macron-it një angazhim të fortë diplomatik për realizimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai e ka konsideruar këtë si bazë për paqe të qëndrueshme dhe garantim i sigurisë për popullin serb.

“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq i ka bërë thirrje presidentit Macron që të qëndrojë pranë Serbisë “në rrugën e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...