22/06/2024

Vuçiq: Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll TV Espanyol ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq, transmeton Euronews në gjuhën serbe.

Ndryshe, ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës publikoi një video ku kishte se Milan Radoiçiq është pjesë e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Radoiçiq po ashtu është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe i ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në atë vend. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar transnacional.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...