22/06/2024

Vuçiq pas takimit: Besoj se ndërkombëtarët mund ta detyrojnë Prishtinën t’i zbatojë marrëveshjet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe Emisarin Special të BE-së për dialogun me KosovënMiroslav Lajçakun.

Për dallim prej takimit të mbrëmshëm mes Escobarit e Lajçakut me Kurtin në Prishtinë, ku bisedimet zgjatën rreth 2 orë, në Beograd dyshja u tregua më e shpejtë.

Siç raportohet, takimi i tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zgjatur rreth gjysmë ore.

Pas përfundimit, presidenti i Serbisë ka shkruar në profilin e tij në Instagram. Ai ka thënë se shtetet perëndimore që kanë ndikim te Kosova, mund ta detyrojnë të njëjtën që t’i zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

“Dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, ka shkruar Vuçiqi,.

Ai ndër të tjera tha se “që nga dita e parë, Serbia ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit të të gjithë rajonit”.

“Unë thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj, e mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave (me Shumicë, shën.red.) Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi Vuçiqi në këtë postim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...