05/07/2025

Vuçiq për Kosovën: Nuk e kuptoj pse bën kështu, ndoshta i ka punët mirë ndërkombëtarisht

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur para gazetarëve në Moldavi lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Ai ka folur për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij, do të çimentohet edhe më shumë pozicioni anti-serb.

“Po kuptoj që ata nesër e kanë seancën e Parlamentit që edhe me shumë ta çimentojnë pozicionin e tyre anti-serb”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për tubimin e sotshëm të shqiptarëve ne Mitrovicën Veriore, duke thënë se e ka organizuar një parti, me aludim në Vetëvendosjen.

“Nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë sikur sot me tubimin që  partia e tyre e ka organizuar në Mitrovicë të Jugut. Nuk e di pse po bëjnë këto ndoshta po iu duket se po iu shkojnë mire punët ndërkombëtarisht”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...