Deputetët e Kuvendit të Serbisë do ta shqyrtojnë Raportin për procesin e bisedimeve me Kosovën nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022, në seancën e posaçme të Kuvendit që nis në orën 10:00.
Raportin do ta prezantojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do t’i informojë deputetët dhe qytetarët për gjendjen aktuale, sfidat përpara, si dhe gjithçka që shteti ka bërë deri më tani për popullin serb në Kosovë.
Një seancë e posaçme parlamentare për Kosovën është kërkuar nga grupi parlamentar i SNS-së, si dhe disa parti parlamentare opozitare. Propozime për rezolutë për Kosovën kanë dorëzuar edhe disa parti të tjera të opozitës, raporton RTS, transmeton Klankosova.tv.
Kreu i shtetit serb ditë më parë tha se do t’u përgjigjet vetë të gjitha pyetjeve të deputetëve.
“Meqenëse mandatari sapo është zgjedhur, unë do të jem vetëm në Kuvend dhe do t’u përgjigjem vetë pyetjeve të të gjithë deputetëve, nuk do të lë asnjë sekondë nga seanca, a do të mund të përfundojë gjithçka brenda një dite. Atë kohë ia kam dedikuar Kuvendit, deputetëve dhe qytetarëve, për t’iu përgjigjur gjithçkaje, mendoj se njerëzit do të shohin se sa përgjegjësi dhe papërgjegjshmëri ka në të gjitha këto. Besoj se ky parim i parë i përgjegjësisë dhe seriozitetit, shpresoj, do të mbizotërojë”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.