11/09/2025

​Vuçiq thotë se po i kërkohet të heqë dorë nga Kosova dhe të marrë një ‘dhuratë të vogël’

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se po u kërkohet të heqin dorë nga Kosova për të marrë “një dhuratë të vogël”.

Ai në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë deklaroi se ka presion nga vendet e perëndimit për njohjen e Kosovës.

“Dhe ajo ana e drejtë e historisë ju thotë të hiqni dorë nga Kosova, sepse vetëm atëherë do të merrni një dhuratë të vogël dhe nëse nuk ju themi saktësisht se cila do të jetë ajo dhuratë e vogël, ajo do të jetë ende e vogël. Dhe nëse ju shkon ndërmend të refuzoni vetëm të anuloni, atëherë jeni në telashe”.

“Unë po ju them vetëm këtë që të dini vetëm një gjë. Sot askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiq, për shkak të pozitës së presidentit të Serbisë, e kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Dhe dua që të gjithë ta dini se, siç e shihni, është hera e parë që flas hapur kështu. Asgjë nuk mjafton, thonë se problemi i tyre janë refugjatët, unë nuk kam problem, ne do të heqim vizat, disa nga ato vende kanë një regjim pa viza që nga viti 1965, si Tunizia, për 57 vjet”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...