23/04/2026

Xavi konfirmon takimin e Barcelonës për rikthimin e Messit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Xavi Hernandez zbuloi se Barcelona ka zhvilluar bisedime me La Ligën për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në klub nga Paris Saint-Germain.

Gjiganti katalunas mbetet i interesuar të rikthejë legjendën e tyre që u largua nga klubi në 2021 për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain në një transferim të lirë.

Dhe tani menaxheri i Barcelonës, Xavi ka konfirmuar se klubi po flet me drejtuesit e ligës për rikthimin e argjentinasit sezonin e ardhshëm.

“Po, Barcelona u takua me La Ligën, por jo vetëm për ardhjen e mundshme të Leos. Do të shohim që të përmirësojmë skuadrën për vitin e ardhshëm, por nuk është çështje e rëndësishme; ka ende një ligë për të fituar”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Kemi një lojë kyçe dhe kjo është çështja e rëndësishme. Kjo është një çështje e Mateu Alemany dhe ai na informon, por, teorikisht, gjithçka po shkon mirë”.

“Në fund, ne nuk e dimë nëse do të ndodhë apo jo. Është shumë shpejt për të folur për këtë. Jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Betisit dhe në fitoren e La Ligës, e cila do të na jepte shumë stabilitet. Do të flasim për nënshkrime të mundshme”./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...