” Shuaje urrejtjen” është motoja e vizitës në një nga xhamitë më të mëdha në Suedi.
Një delegacion i kishës katolike në Suedi sot pas namazit të xhumasë ka vizituar xhaminë e Geteburgut në të cilën frekuentojnë nacionalitete të shumta ndër ta edhe shqiptarët.
“Jam këtu te xhamia sepse dua të tregoj solidaritetin me motrat dhe vëllezërit e mi muslimanë dhe gjithashtu dua të dënoj djegien e Kuranit” tha prifti Anders Hasselgren njëri nga përfaqësuesit e kishës katolike në Suedi.
Murtez Xhaferi mirepret këtë vizitë duke e cilësuar si dicka shumë të mire.
Djegia e Kuranit në Suedi ka prekur ndjenjat e muslimanëve në botë është arsyeja e kësaj vizite nga kisha katolike./RTI