13/06/2024

“Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit”, Hoxha i përgjigjet Vuçiqit në kërkesën që të ketë seancë për Kosovën në Këshill të Sigurimit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tashmë që këtë muaj Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ka marrë Shqipëria, ambasadori shqiptar Ferit Hoxha, ka pasur përgigje për atë që muajve të fundit ka avokuar dhe kërkuar me ngulm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të thirrur seancë speciale në KS të OKB-së për të diskutuar për veriun dhe serbët e Kosovës.

Ferit Hoxha, u deklarua se për një gjë të tillë është dialogu për normalizim të marrëdhënieve në Bruksel dhe çështje të këtilla janë në mandatin e BE-së.

“Siç e dini kemi një marrëveshje të arritur në Bruksel dhe aneksin e implementimit në Ohër. Palët gati, në pikëpamjen time komplet, por le të themi gati e kanë njohur njëra-tjetrën. Nëse ajo marrëveshje vihet në praktikë, neve nuk do të na duhen më takime të Këshillit të Sigurimit, neve nuk do të na duhet të shpenzojmë burime në misionin UNMIK-ut në Kosovë dhe të tjera”, ka thënë ambasadori shqiptar në OKB.

“Është një gjë që e di shumë, shumë mirë. Po provoj ta bëj në një minutë. Çështja e Kosovës dhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është në agjendën e Këshillit të Sigurimit. Ka qenë disa herë, është reduktuar disa herë dhe për arsye të mira”, tha Hoxha.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...