14/03/2025

Zëdhënësi i KFOR-it: S’pati koordinim me Qeverinë me 29 maj, KFOR-i i gatshëm të veprojë në çdo situatë eskalimi në veri

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, tha se janë të gatshëm që të përdorin të gjitha masat nëse eskalon situata në veri, raporton Ekonomia Online.

Madje tha se ushtarët e KFOR-it janë të trajnuar dhe të gatshëm për çdo rast.

Në një konferencë për medie ku foli për aktivitet e KFOR-it ai sqaroi se në vazhdimësi kanë kontakte me institucionet e Kosovës, por që me 29 maj kur kryetarët e katër komunave veriore u vendosen në zyrat e tyre nuk pati koordinim.

“KFOR-i është i gatshëm të veprojë në çdo situatë të eskalimit. Ushtarët tanë janë të trajnuar dhe të gatshëm për të përdorur te gjitha rrugët nëse është e nevojshme”.

“Komandanti i KFOR-it është vazhdimisht në kontakt me institucionet e Kosovës. Nuk mund të them se kishte koordinim me 29 maj”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...