05/10/2024

Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, priti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator, pasi njoftoi për ndihma ushtarake për Kievin në vlerë prej mbi 8 miliardë dollarë, duke këmbëngulur përsëri se Rusia “nuk do të triumfojë” në pushtimin e saj të Ukrainës.

Zelensky i prezantoi Bidenit atë që ai e ka quajtur “planin e fitores” dhe përsëri kërkoi që Shtetet e Bashkuara të heqin kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, që i ka ofruar Kievit, për të goditur thellë brenda Rusisë për të shënjestruar objektivat ushtarake.

“Rusia nuk do të triumfojë. Ukraina do të triumfojë, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush në çdo hap të rrugës,” tha Biden ndërsa priti Zelenskyn në Zyrën Ovale dhe pasi e falënderojë për paraqitjen e planit.

“Ne e vlerësojmë thellësisht që Ukraina dhe Amerika kanë qëndruar krah për krah,” tha Zelensky, i veshur me një uniformë të stilit ushtarak ngjyrë jeshile të errët.

Zelensky pritet gjithashtu të takohet me Nënpresidenten Kamala Harris, kandidaten e Partisë Demokratike për presidente, më vonë në Shtëpinë e Bardhë dhe t’ia shpalosë “planin e fitores”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Më herët më 26 shtator, Biden njoftoi paketën e ndihmës usharake në vlerë mbi 8 miliardë dollarë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara do t’i “ofrojnë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për të fituar këtë luftë”.

“Përmes këtyre veprimeve, mesazhi im është i qartë: SHBA-ja do t’i japë Ukrainës mbështetjen që i duhet për ta fituar këtë luftë”, tha Biden përmes një deklarate.

Paketa përfshin për herë të parë një sistem, që është një bombë precize rrëshqitëse me rreze prej 130 kilometrash, e që lëshohet nga një avion luftarak. Po ashtu, në paketë përfshihen bateri shtesë të sistemeve Patriot dhe raketa AMRAAM.

Biden, që përfundon mandatin në janar, tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për avionët F-16 do të zgjerohet, përfshirë trajnimi i 18 pilotëve shtesë vitin e ardhshëm.

Ai tha se Uashingtoni dhe partnerët e tij po ndërmarrin hapa për të penguar rrjetin e kriptovalutave që po përdoret nga Rusia për të shmangur sanksionet dhe për të shpërlarë para, por nuk elaboroi më shumë.

Biden po ashtu njoftoi se muajin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që përbëhet nga më shumë se 50 shtete. Ai tha se mbledhja do të përqendrohet për të koordinuar më mirë përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Zelensky përmes një postimi në X e falënderoi Bidenin për paketën e re të ndihmës.

SHBA-ja, mbështetësja kryesore e Ukrainës, dhe aleatët perëndimorë i kanë dhënë Kievit ndihma ushtarake në vlerë prej miliarda dollarësh dhe kanë vendosur një sërë rundesh të sanksioneve kundër Moskës, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...