13/12/2024

Zelenskyy mbi ndërprerjet e energjisë elektrike: Situata është e rëndë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike që vazhdojnë për shkak të sulmeve të forcave ruse që kanë objektiv infrastrukturën energjetike, theksoi se situata në rajonet Sumy, Odessa, Ternopil, Cherkasy, Vinnytsia dhe kryesisht në kryeqytetin Kiev është e rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin të publikuar nga llogaria e tij Telegram, Zelenskyy vlerësoi zhvillimet e fundit të përjetuara në ditën e 271-të të luftës e cila vazhdon kundër Rusisë.

Zelenskyy rikujtoi se përmes video-konferencës ka marrë pjesë në Sesionin e 68-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili u mbajt në kryeqytetin e Spanjës, Madrid dhe nga pjesëmarrësit kërkoi që Rusia “të shpallet shtet terrorist”. “Kam besim se do ta arrijmë gradualisht këtë rezultat. Kështu do të perceptohet Rusia në botë”, shtoi Zelenskyy.

Zelenskyy tha se edhe sot në të gjithë vendin kanë vazhduar ndërprerjet e planifikuara dhe emergjente të energjisë elektrike si pasojë e dëmtimeve të rënda të infrastrukturës energjetike për shkak të sulmeve ruse në kohët e fundit. Ndër të tjera Zelenskyy njoftoi se që nga mbrëmja situata ka qenë e “rëndë” në rajonet Sumy, Odessa, Ternopil, Cherkasy, Vinnytsia dhe kryesisht në kryeqytetin Kiev.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...