27/07/2024

Zgjedhje të reja – liderët opozitarë e kanë qëllimin e njëjtë, por jo dhe mjetin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partitë opozitare janë shprehur të gatshme pë zgjedhje të reja. Së paku kështu ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alenaca për Ardhmërinë e KosovësKjo e fundit ka paraqitur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, por s’e ka marrë akoma mbështetjen e duhur nga dy partitë tjera më të mëdha opozitare.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, duke ftuar partitë tjera që të shpërdajnë Kuvendin.

“Nëse është kur të doni po iu lus hajde po shkojmë nesër, kemi seancë nesër dhe pasnesër në kuvend, unë jam i gatshëm që për 24 orë të merremi vesh me mocion procedural ta fusim shpërndarjen e kuvendit qysh të enjten, apo të premten dhe nëse janë kaq të sigurt po shkojmë në zgjedhje dhe le të flet qytetari dhe besoj se do të ishte puna më e mirë që mund ta bëjmë”, tha Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka pasur një kërkesë ndaj kryeminsitrit Kurti.

“Nëse Kurti është i sigurt që është duke bërë punë të mirë, ua ka përmirësu jetën qytetarëve le të del, le të matet, le ta merr edhe një mandat, por unë jam i sigurt që kjo nuk do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme”.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet janë një opsion dhe opozita është gjithmonë e gatshme. LDK-ja si një prej partive kryesore opozitare nesër është e gatshme me hy në proces zgjedhor. Ne nuk presim gjë tjetër gjatë kohës kur je në opozitë veç me shty agjendën zgjedhore”, tha Haziri, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri kërkon nga kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje, pasi i sheh si vështirë të realizueshme mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë apo dhe shpërbërjen e Kuvendit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...