Lëvizja “Evropa tani” e presidentit, Jakov Milatoviç arriti të marrë numrin më të madh të votave sipas rezultateve të para të shpallura nga Qendra e Monitorimit të Zgjedhjeve mbrëmjen e sotme në Malin e Zi. Partite pro europiane fituan numrin më të madh të votave kurse 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë, në total, në parlament do të jenë 6 shqiptarë.
6 shqiptarë në parlament
Në parlamentin e Malit të Zi do të jenë 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë nacionale shqiptare dhe dy nga partitë qytetare. Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.