Prej kohësh më shkruajnë dhe më kontaktojnë që të jap një koment analize për çështjen e zgjedhjeve në Turqi, por për shkak të angazhimeve akademike, aktiviteteve sociale dhe arsimore nuk kam pasur kohën dhe mundësitë e duhura per tu fokusuar dhe angazhuar ne rrjetet sociale. Sa për kujtesë në një nga mediat shqiptare unë e kam dhënë një intervistë të shkurtër për këtë.
Para se të flas për zgjedhjet më duhet të ju kojtoj dy mendësive që i ndan dhe i ka ndarë shqiptarët, sa herë bëhet fjalë për ndonjë çështje në Turqi.
1- Ata që nuk dinë të dallojnë shtetin nga partitë, përgjithsisht pretendojnë se humbja e Presidentit Erdoğan do jetë më mirë për to dhe rajonin për rreth! Kjo është mendësia, pjesa dërrmuese e së cilës është ushqyer me mendësinë e FETO’s, në botën shqiptare, dhe pjesa e mbetur nën ndikimin e kësaj mendësie. Kjo mendësi nuk është në gjendje të dallojë se shtetet me rrënjë dhe përvojë mijëra vjeçare sikur Rusia, Turqia, Franca, Anglia, Italia etj… në këmbë nuk i mbajne partitë por i mban përvoja, institucionalizimi, strategjitë dhe pasuria organizative mijëravjeçare.
Mendësi kjo që ngado ka futur këmbët është përpjekur ti shkatërrojë këto pasuri unitare që zotërojnë kombet ku ata ja kanë arritur të rrisin ndikimin e tyre. Kjo mendësi shkatërruese nuk e ka ka përshtat të dijë se; Partitë vetëm se i shërbejnë shtetit, ashtu sikur i shërbejnë popullit. Madje në kriza si kjo që po përjeton bota sot partitë politike strategjinë e tyre zgjedhore e kanë ngritur mbi interesat dhe strategjitë e shtetit, pastaj për popullatën. Kështu që; partitë nuk ndryshojnë strategji, ata vetëm se i përshpejtojnë ose i ngadalësojnë strategjitë e shtetit, kuptohet sipas aftësive organizative që ata kanë. Sidomos kur bëhet fjalë për politikat e jashtme…
2- Mendësia e cila nuk din të dallojë se ne zgjedhjet e një shteti, në rastin tonë në zgjedhjet e 14 majit në Turqi do të garojnë partitë e shtetit dhe popullit Turk, të cilat do të votohën po nga shtetasit turq.
Këtë mendësi unë e quaj mendësia e pilafit dhe nuk kam asgjë tjetër për ti thënë, sepse kjo mendësi nuk është e aftë as që të kuptojë këtë që po përpiqem të them në këto pak rrjeshta.
Kush duket se do ti fitojë zgjedhjet në Turqi?
Pyetje kjo, që do ta bëjmë të gjithë dëri natën e 14 majit, sepse Turqia nuk është Shqipëri që rezultatin e zgjedhjeve e jep pas një muaji. Në Turqi rezultati i zgjedhjeve jepet 2 – 2.5 orë pas mbylljes sv kutive të votimit.
Tani, në Turqi kemi një situatë ku opozita kandidon brenda saj dhe presidenti Erdoğan i vetëm kundvr kësaj opozite që po garon brenda vetës së saj.
Atëherv përballë kësaj situate si do tv jetë rezultati …?
Dhe kjo ju mjafton si pvrgjigje atyre që merren me përralla anketuesish.
Megjithëse populli turk me qëndrimet dhe aftësitë e përvojës shumëvjeçare, gjithmonë ka ditur ta shokojë botën. Një kohësisht me qetësinë dhe harmoninë parazgjedhore që po ruan ky popull aktualisht po e rishokon botën për të disatën herë. Kështu që edhe kësaj radhe rezultati zgjedhor mund të rishokojë këdo. Që do të thotë se, nuk është e lehtë të parashikosh rezultat zgjedhor në Turqi, sepse dita e zgjedhjeve mund edhe të na suprizojë.
Aktualisht, dukuritë e deritanishme tregojnë se; opozita nga njëra anë opoziton vetën e saj dhe nga ana tjetër luan sikur filmi i përrallvs me shtatë xhuxhat, ndërsa presidenti Erdoğan nga dita në ditë del para popullit dhe botës me nga një prejkt të rilealizuar. Pra presidenti Erdoğan si strateg politik që është, me shumë se sa i thotë popullit ”ju premtoj” këtë e këtë, ai thotë ”e realizova” dhe këtv e këtë…
Se si ? dhe sa do të vlerësohet nga populli turk kjo strategji e Erdoğan do të shihet mbrëmjen e 14 majit.
Deri atehërë, Suksese Turqisë, Suksese dhe popullit Turk.
Ky është qëndrim personal i autorit dhe nuk përfaqëson qëndrimin editorial të RTI-së