10/11/2026

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Elezi nga KQZ: Subjektet politike ende nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, afati i fundit është më 11 dhjetor

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025, por deri tani subjektet politike nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Telegrafin, njoftoi se asnjë aplikim nga partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur nuk është pranuar ende.

Ai theksoi se afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është deri më 11 dhjetor 2024.

“Deri më 11 dhjetor, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, tha zëdhënësi i KQZ, Elezi.

I pyetur se pasi subjektet politike të dorëzojnë listat për kandidatët për deputetë se a do ta bëjë KQZ-ja verifikimin e tyre, ai tha: “Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse ‘është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv’.

Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”.

Ndryshe, sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë; anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik; kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; zyrtar i PZAP-së; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; është dënuar në tre vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

meritkingholiganbettaraftarium24casibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairmarsbahis girişvaycasinocanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvcanlı maç izledizipalselçuksportsjustin tvdeneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvtaraftarium24deneme bonusu veren siteleriptvtaraftarium24justin tvselçuksportsdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlemarsbahis girişmarsbahis girişmarsbahisdizipalselcuksportshdmarsbahisholiganbetholiganbet girişjojobetjojobet girişcasibomholiganbetcasibomvdcasinoholiganbetjojobetjojobetsuperbetinjojobetbetciocasinolevantonwinmarsbahisjojobetbets10jojobetjojobetjojobetgrandpashabetjustin tvcasibomdizipaldeneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelerdizipaljustin tvnatobetnatobetjojobetbets10jojobetjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetslot sitelericasino sitelerisahabetjojobetgiftcardmall balancelisanslı casino siteleriGrandpashabet Girişsuperbetinbetciosuperbetinmarsbahisholiganbetgrandpashabetjojobetmarsbahisjojobet güncel girişjojobettrlisans pinterestgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisdinamobethaber siteleritürkiye yasal bahis siteleridinamobetcasino siteleribets10grandpashabetbetciocasinolevantdeneme bonusu veren sitelercanlı maç izlejojobetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisgiftcardmall/mygiftDeneme bonusuGrandpashabetcanlı casino siteleriGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetgiftcardmall/mygiftjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetmarsbahis girişjojobetjojobetjojobetjojobetpusulabetjojobetiptviptv satın al