15/07/2024

Zgjedhjet serbe, OSBE pranon letrën e Kurtit – misioni kërkon ambient të sigurtë për mbledhjen e votave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka bërë të ditur se ka pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës ai ka shprehur nevojën për një marrëveshje të veçantë për të lejuar serbët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet serbe që pritet të mbahen më 17 dhjetor.

Në një letër të dërguar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, Kurti ka theksuar se çdo marrëveshje që lejon votimin e serbëve të Kosovës duhet të vijë nga Serbia dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Misioni i OSBE-së në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, sikurse ka vepruar edhe në rast e mëparshme.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë letrën e Kryeministrit Kurti në lidhje me zgjedhjet serbe. Siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, në parim Misioni mbetet i gatshëm që të mbështesë mbledhjen e votave, por vetëm me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje OSBE ka bërë të ditur se kjo do të ndodh vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual.

“Me fjalë të tjera vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual, nëse kemi bashkëpunim nga të gjitha autoritetet relevante në Kosovë dhe nëse garantohet mbështetje e nevojshme e sigurisë nga Policia e Kosovës, si reaguese e parë. Misioni e ka njoftuar qeverinë serbe me përgjigjen e Kryeministrit Kurti”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...