30/10/2025

Zhvarrosen mbetjet e katër personave në varrezat e Hajvalisë, dyshohet të jenë nga lufta e fundit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit ka njoftuar se të martën janë zhvarrosur mbetjet e katër personave në varrezat e fshatit Hajvali në Prishtinë. Dyshohet se bëhet fjalë për mbetje mortore të kohës së luftës.

Andin Hoti, kryetar i komisionit, ka thënë për media nga vendi i ngjarjes se vetëm sivjet brenda territorit të Kosovës ka pasur gërmime në 24 lokacione. Prej tyre, në 12 janë hasur mbetje mortore të personave që potencialisht mund të jenë nga lista e të zhdukurve.

“Brenda këtij viti kemi gërmuar apo hulumtuar 24 lokacione në territorin e Republikës së Kosovës pa e përfshi territorin e Serbisë, pasi e dini që jemi në Kozhle. Nga 24 lokacione ne kemi arritur me i gjetë mbetje mortore të personave që potencialisht mund të jenë nga lista e personave të zhdukurve në 12 lokacione. Kjo nuk do të thotë që patjetër këta persona janë persona të zhdukur. Këtë e thotë patjetër vetëm kur vjen raporti i ADN-së. Lokacioni i fundit i 24 që sot po gërmohet, nuk është i fundit për këtë vit, vjen si rezultat i disa analizave dhe raporteve edhe një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq. Në këtë lokacion kemi arrit me i gjetë, mbetjet mortore të 4 personave. Po lutem me gjetë mirëkuptimin e qytetarëve, familjarëve dhe juve (gazetarëve)sot në mëngjes pas një raportimi që ka ndodhur për këtë. Sot në mëngjes më kanë thirr dy familjarë të shqetësuar tej mase. Me pyetje a është prindi im, a është gjyshi im, apo vëllai im. Këto raportime në media, natyrisht që janë në anën tuaj profesionale por po ngrisin shqetësime te familjarët. Edhe unë jam familjarë, ju lutem së pari familjarëve, qytetarëve dhe juve, që asnjëherë në radhë të parë mos të merret gjithsesi që në atë lokacion ka persona  të zhdukur. Mbi 2500 lokacione i kemi gërmuar në Kosovë”, tha Hoti.

Ndërsa Kushtrim Gara nga ky komision ka shtuar se në këto varreza gërmimet po bëhen për herë të dytë. Hera e parë ishte menjëherë pas luftës, kur u gjetën tetë trupa. Sipas informatave të fundit, dyshohet se bëhet fjalë edhe për shtatë persona të tjerë.

Gara ka theksuar se sfidë kryesore mbetet mungesa e informacioneve të besueshme, duke përmendur mosgatishmërinë e Serbisë për bashkëpunim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...