CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se Snapchat do të ishte rritur më shpejt nëse do të pranonte ofertën e kompanisë së tij për të blerë rrjetin social në vitin 2013.
Bëhet e ditur se Meta, e quajtur atëherë Facebook, ofroi të blinte Snapchat për 6 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Zuckerberg tha se mendonte se Snapchat “nuk po rritej me potencialin që mundej” dhe se kompania e tij do ta kishte përmirësuar aplikacionin.
“Mendoj se nëse do ta kishim blerë, do ta kishim përshpejtuar rritjen”, deklaroi miliarderi.
Ndryshe, Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) po kërkon të detyrojë Metan të ristrukturojë ose shesë Instagram dhe WhatsApp, duke argumentuar se kompania shpenzoi miliarda për të blerë aplikacionet për të shmangur konkurrentët e Facebook, për të krijuar një monopol të paligjshëm. /Telegrafi/