27/12/2024

Zvicra do të heqë ndalimin e ndërtimit të centraleve bërthamore

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria zvicerane tha të mërkurën se planifikon të anulojë një ndalim për ndërtimin e centraleve të reja për të forcuar furnizimin lokal me energji në një kohë tensioni gjeopolitik në rritje.

Ministri i Energjisë, Albert Roesti tha se qeveria do të paraqesë një propozim për të ndryshuar legjislacionin bërthamor deri në fund të vitit 2024, në mënyrë që të mund të debatohet në parlament vitin e ardhshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Në afat të gjatë, centralet e reja bërthamore janë një mënyrë e mundshme për ta bërë furnizimin tonë më të sigurt në një kohë gjeopolitikisht të pasigurt”, ka thënë Roesti në një konferencë shtypi.

Zvicra vendosi të heqë dorë nga energjia atomike pas aksidentit bërthamor të vitit 2011 në Fukushima, Japoni.

Dhe në vitin 2017, votuesit zviceranë miratuan një plan qeveritar që përfshinte ndalimin e ndërtimit të stacioneve të reja të energjisë bërthamore.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...