22/06/2024

Zyrtarëve të MPB-së të dyshuar për dallavere me tenderë, iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit për katër zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme me inicialet A.S., B.B., N.S., G.H., të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënie të ryshfetit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, me datë 02 gusht 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë ajo.

Të dyshuarit janë arrestuar në korrik të këtij viti nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, teksa po zhvillonin aksion në Ministrinë e Punëve Brendshme, saktësisht në Departamentin e Prokurimit.

Sipas policisë, për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në bashkëpunim, gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në MPB kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve.

Ndërsa, të dyshuarit (N.S.) dhe (G.H.) në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga MPB-ja. Të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...