Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka njoftuar për vizitën që Drejtori i Përgjithshëm për Evropë, Peter Wilson, ka realizuar në Kosovë këtë të martë.
Wilson është takuar me zv.kryeminstrin Besnik Bislimi dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla, me të cilët ka biseduar për çështjet e brendshme dhe për ato rajonale.
“Mbetemi të përkushtuar ndaj raporteve dypalëshe dhe do të vazhdojmë të mbështesim stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/