21/06/2024

Zyrtari i NATO-s: Për më shumë se dy dekada, paqja dhe stabiliteti në Kosovë prioritet për ne

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse ushtarake të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano ka deklaruar se për më shumë se dy dekada, paqja dhe stabiliteti në Kosovë kanë qenë prioritet për NATO-n.

Këto komente ai i bëri për median serbe “Demostat” ku komentoi edhe dialogun Kosovë -Serbi pas agresionit të Banjskës, transmeton Klankosova.tv.

“NATO-ja vazhdon të mbështesë me vendosmëri dialogun nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike dhe stabilitet në rajon”.

“Gjatë vizitës së fundit në Serbi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të marrin pjesë aktive në dialog, të ulin tensionet dhe të përmbahen nga masat që mund të çojnë në përshkallëzim. Ai gjithashtu përshëndeti propozimin e fundit të Bashkimit Evropian për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve. Misioni i KFOR-it i NATO-s është plotësisht i fokusuar në ekzekutimin e përditshëm të mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999, e cila synon të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i monitoron nga afër situatën dhe ka një qëndrim të shkathët dhe fleksibël dhe një prani të dukshme në terren”.

“Këtë maj, ka pasur dhunë kundër forcave paqeruajtëse të KFOR-it, ku janë lënduar 93 ushtarë të NATO-s, disa prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda. Në shtator pati ngjarje të reja të dhunshme. Kjo është e papranueshme. Duhet të vërtetohen faktet dhe autorët të vihen para drejtësisë. Në përgjigje të dhunës, NATO ka vendosur rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe njësi të blinduara në Kosovë. Kjo paraqet rritjen më të madhe të kontingjentit tonë në Kosovë në dhjetë vitet e fundit, që tregon se NATO-ja është e gatshme të ruajë paqen, tha Romano”.

“ Si Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaš është në kontakt me shefin e Shtabit të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Mojsiloviq, si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE dhe komuniteti ndërkombëtar. Një Kosovë e qëndrueshme është thelbësore për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë tonë. Për më shumë se dy dekada, paqja dhe stabiliteti në Kosovë kanë qenë prioritet për NATO-n. Mandati i Kombeve të Bashkuara për misionin tonë paqeruajtës KFOR, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999, mbetet i pandryshuar. Ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për një mjedis të sigurt në Kosovë”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...