20/06/2024

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 Të pavarura, mendjemëdha, elegante dhe gjuajtëse. Kush janë? Macet

Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut, së bashku me armiqtë e tyre të përhershëm, qentë.

Macja, në fakt, autonome dhe “me edukatë”, është kafsha perfekte për t’u mbajtur në ambiente banimi, edhe në qytet.

Nëse dëshironi ta pasuroni shtëpinë me një prej tyre, ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i dinit ende:

 Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.

Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...