17/06/2025

15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 muaj për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, i cili dënim do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 23.06.2023, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari N.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj edhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, e që konform nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim i zëvendësohet me dënimin me gjobë, në shumë prej dymbëdhjetë mijë 12.000 euro, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata komfor nenit 43 paragrafi 3 të KPRK-së, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur 20 euro, për një ditë burgimi.

Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit N.O i vazhdohet masa e paraburgimit deri në kohëzgjatjen e dënimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Obligohet i akuzuari që t’i paguaj shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind 100 €, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu obligohet i akuzuari që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...