Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të pritet të premten në Berlin në kuadër të një vizite që po i bën Gjermanisë në kohën kur dy shtetet kanë qëndrime të ndryshme për luftën e Izraelit me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Erdogan do të takohet me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Kancelari Scholz e kishte ftuar presidentin turk në vizitë në muajin maj, pas rizgjedhjes së tij për president.
Turqia shihet si një partner i vështirë, por thelbësor në Gjermani – shteti në të cilin jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz me prejardhje turke.
Edhe pse ka pasur tensione në vitet e fundit, shteti gjithashtu është aleat i NATO-s në përpjekjet për të kontrolluar fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë.\Telegrafi\