12/10/2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Kosovën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor 2023 do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnjën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të dielën, më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do t’i takojë anëtarët e Presidencës.

Ndërkaq të hënën, më 20 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton Telegrafi.

Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media në ora 16:10.

Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...