Konvertimi i targave të jashtligjshme të Serbisë në ato RKS është duke vazhduar edhe sot për komunat e veriut të vendit.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për ‘RTKlive’, se deri më sot janë regjistruar 2750 me targa RKS nga ato të jashtligjshme në veri të Kosovës.
Ai tha se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.
Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.