Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e OSBE-së që po zhvillohet në Shkup, ku ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha dallimet, nëpërmjet dialogut sepse nuk ka një alternativë përveç dialogut dhe shtoi se Kosova duhet të ketë karrigen e saj në samit e në të gjitha forumet ndërkombëtare.
“Ngjarjet në Kosovë ishin shkëndija e fundit e tentimit për të shmangur vëmendjen nga Ukraina , duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor, por jemi duke bërë gjithçka për të luftuar këtë së bashku me partnerët dhe aleatët. Shqipëria po punon në mënyrë aktive për një Ballkan të qetë Perëndimor”, shtoi ministri shqiptar.
“Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha dallimet, nëpërmjet dialogut sepse nuk ka një alternativë përveç dialogut, por duhet të pranojmë që në mënyrë që ta bëjmë Evropën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurt, duhet ta pranojmë Kosovën si shtet i pavarur dhe t’ia sigurojmë një karrige në këtë tavolinë dhe në të gjitha Forumet Ndërkombëtare”, tha ministri Hasani.