25/02/2024

Dy zhvillime të ndryshme nga Presidenca

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenca e Kosovës pret nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) proces të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes tha për RTKlive se të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor.

“Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, tha Kupina.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar për largimin e Blerim Velës, shefit të stafit të Presidentes Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Vela e ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë.

“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.

Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...