21/04/2024

​21 të lënduar me mjete piroteknike, dy prej tyre në gjendje të rëndë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjatë orëve të fundit në Shërbimin Emergjent pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar 21 raste të lëndimit nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.

Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ngase njëri pacient është plagosur nga një plumb qorr, ndërkaq tjetri ka marrë lëndime nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Njëri nga të lënduarit po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa një tjetër në atë të Oftalmologjisë. Ndërkaq, të lënduarit e tjerë, pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Kështu bën të ditur drejtori i Shërbimit Emergjent, Naser Syla, derisa potencon se mosha e pacientëve që kanë marrë lëndime si shkas i përdorimit të mjeteve piroteknike fillon nga një 6-vjeçar deri te një i moshuar mbi 60-vjeç.

“Stafi është normal, proporcional me ligjin dhe rregulloren e punës. Mirëpo, është një problem që Qendra Emergjente është e stërngarkuar, për shkak të referimit të pakontrolluar të pacientëve, si nga spitalet periferike apo rajonale, si nga ambulancat e mjekësisë familjare dhe për shkak të kësaj jemi të stërngarkuar”, theksoi Syla. /kp/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...