16/06/2024

Scholz: Ballkani shpejt në BE, mjaft pritën 20 vjet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, edhe njëherë ka treguar se për shtetin e tij është e një rëndësie të veçantë zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjen dhe Serbinë.

Duke folur në nisje të punimeve të mbledhjes dyditore të liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, kryeministri gjerman, tha se është me rëndësi që të lëvizet përpara me ato që i quan “pika të buta” në Evropë, dhe ky është një vendim që sipas tij duhet të merret nga të gjitha vendet anëtare të Unionit.

“Por është edhe diçka e veçantë që ne të ecim përpara, dhe që shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas gati 20 vjetësh shpejt që të arrijnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Po ashtu, që ne të arrijmë që edhe Moldavia dhe Ukraina, këtë proces të anëtarësimit tutje ta vazhdojnë. Kjo vlen edhe për Gjeorgjinë, sipas sugjerimeve që do t’i jap Komisioni Evropian”, tha Scholz, para mediave të enjten nga Brukseli.

Kancelari, u deklarua edhe për pikën kryesore kur bëhet fjalë për zgjerimin e që është mundësia që nga samitit i liderëve, Ukraina, ta marrë pajtimin për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Takimi i sotëm i Këshillit Evropian, është i rëndësishëm dhe këtu ne do disktuojmë për çështjet qendrore të Bashkimit Evropian. Një temë e madhe është natyrisht zgjerimi i BE-së, me më shumë vende, e të cilat vende aktivisht po angazhohen që për to kjo të jetë e mundshme, në mes tjerash edhe Ukraina”, shtoi Scholz.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...