27/07/2024

Venezuela dhe Guajana arrijnë marrëveshje, shmanget lufta për naftën

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Eshtë arritur marrëveshja në mes të udhëheqësve të Venezuelës dhe Guajanës, të cilët kanë deklaruar se nuk do të përdorin forcën kundër njëri tjetrit në lidhje me marrëveshjet për territorin e pasur me naftë.

 

Pas një samiti njëditor të mbajtur në ishullin e Karaibeve të Shën Vincentit dhe Grenadineve, të dy vendet deklaruan se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ata thanë se do të ndjekin zgjidhje diplomatike duke themeluar një komision të përbashkët për adresimin e kësaj çështje delikate, raporton CNN.

Komisioni i përbashkët do të përfshijë ministrin e Jashtëm dhe stafin teknik të secilit vend, dhe do të nxjerrë përditësime brenda tre muajve.

Tensioni mbi tokën e pasur me naftë është rritur pas një referendumi në Venezuelë, në të cilin votuesit pranuan krijimin e një shteti venezuelian brenda rajonit të diskutueshëm.

Guajana e quajti këtë veprim si hap drejt aneksimit dhe një kërcënim për ekzistencën e saj.

Ky hap drejt një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjes territoriale është vlerësuar pozitivisht nga bashkësitë ndërkombëtare.

Ndryshe, takimi i radhës mes këtyre dy vendeve pritet të jetë në Brazil muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...