27/07/2024

Sot betohen në Presidencë ministrat e rinj në kabinetin e qeverisë së Shqipërisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këtë të martë në ambientet e Presidencës u zhvillua  Ceremonia e Betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Adea Pirdeni, nis kështu punën si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja u beua dhe nis punën si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërkohë që Ervin Mete do të drejtojë vetëm, Ministrië e Financave, tashmë e shkëputur nga ekonomia.

Ministrat e rinj u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.

Presidenti Bajram Begaj, u dorëzoi atyre dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.

Vendimi për krijimin e një ministrie të re, e cila do të përfshijë ekonominë, kulturën dhe inovacionin në një dikaster të vetëm, u bë publik të hënën nga kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë i cilësoi ndryshimet si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave, Ekonomisë dhe të Kulturës.

Rama theksoi se në krye të kësaj ministrie do të vendoset ish-drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për shkak dhe të performancës të mëparshme të treguar si menaxher.

Ndërkohë që kabinetit iu shtua dhe një Ministre Shteti Anti-Korrupsion, e cila do të drejtohet nga Adea Pirdeni. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...