Jemi në vitin e dhjetë jubilar të kampanjës mirëseardhëse të Ramazanit “30 Ditët”. Për shumicën e qytetetarëve në kryeqytetin tonë por edhe më gjerë tashmë e njohur. Duke ndarë me mijëra copa bakllava, vaktija dhe dhjetra mija libra, për kryeqytetasit kjo kampanjë është bërë pjesë e pandashme tradicionale e mirëpritjes së Ramazanit. “30 Ditët e Ramazanit” frazë e njohur, është motoja frymëzuese e orgaznizatorëve dhe vet qytetarëve. E organizuar për nëntë vite nga “Busulla Creative” tani e tutje kjo kampanjë organizohet dhe udhëhiqet nga iniciativa e mirënjohur virtuale “Përkujtuesi Ditor”. Kampanja mirëseardhëse gjithashty zhvillohet në Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Podujevë dhe Istog duke synuar që vitet e ardhshme ky manifestim të zgjerohet në të gjitha qytetet e Kosovës. Sivjet sikur vitet e kaluara, për të gjithë qytetarët do të shpërndahen bakllava, vakti dhe libra. Kampanja çdo vit ka pasë slloganet dhe konceptet e veta të cilat janë lidhur me aktualitetin vendor apo global. Ajo është manifestuar, mes tjerash nën slloganet: “30 Ditët e ndryshimit”, “30 Ditët e shpresës”, “30 Ditët e Fitores” etj. Sivjet kampanja tematikë e ka Kuranin. Kuranin i cili ka zbritur në Muajin e Ramazanit; Kurani i cili eshte në shërbim të jetës sonë si udhërrëfyes dhe lehtësues i jetëve tona për këtë shekull të stresit dhe vështirësive të shumta. Me datë 22.03.2023 (e mërkurë), do të mbahet aktiviteti i radhës në sheshin e Prishtinës, duke filluar nga ora 13:00. Te gjithe jeni te mireseardhur. Gjithashtu vlen të përmendet që Përkujtuesi Ditor është e krijuar në baza vullnetare që nga viti 2013 dhe vazhdon po e njëjtë, me vullnetarë nga të gjitha vendet, me profesione të ndryshme./rti