13/12/2024

30 për qind e shqiptarëve kanë emigruar, gjysma e popullsisë dëshiron ose planifikon të largohet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30 për qind të të të lindurve në vend, që tani jetojnë jashtë kufijve të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Forbes, teksa një situatë e tensionuar mes Shqipërisë, Evropës dhe Britanisë së Madhe vazhdon të ziejë për shkak të rritja e flukseve të azilit.

Kështu e nis artikullin Euroactiv, teksa vijon se në renditjen e Forbes, Shqipëria është e treta me rreth 1.2 milionë emigrantë. Shifra e vendos vendin mbi Sirinë, Moldavinë dhe Armeninë.

Dy vendet që e kalojnë Shqipërinë ishin Bosnja dhe Hercegovina me 34 për qind të qytetarëve që tani jetojnë jashtë dhe Guajana me 36.4 për qind.

Migrimi përbën një rrezik të madh për Shqipërinë, ku mbi gjysma e popullsisë së saj dëshiron ose planifikon të largohet, shkruan Euroactiv. Përveç kësaj, eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve ka rezultuar në mangësi të konsiderueshme në sektorin e punës, si hoteleria, turizmi, prodhimi dhe bujqësia.

Përveç kësaj, vijon artikulli, ka shqetësime se shumë njerëz nuk do të paguajnë sigurimet shoqërore, duke rezultuar në një deficit në të ardhmen e afërt dhe probleme me pagesën e pensioneve, mirëqenies dhe mbulimin e kostove të kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Të paktën 12,000 shqiptarë, kryesisht të rinj, kanë udhëtuar në Britani deri më tani këtë vit, duke shkaktuar zemërim në qeverinë dhe mediat e djathta britanike që i etiketuan ata “kriminelë”.

Të rinjtë shqiptarë udhëtojnë nga Franca drejt Britanisë me gomone të pasigurta nga bandat e krimit, të cilët reklamojnë biznesin e tyre në rrjetin social Tik Tok. Tarifa është rreth 3000 paund, por kjo varet nga madhësia e varkës dhe koha e udhëtimit, thuhet në artikull.

Shumë azilkërkues të dëshpëruar e marrin borxh këtë shumë parash dhe më pas luftojnë për ta shlyer atë përmes bizneseve të paligjshme- thuhet më tej.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...