Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhet e urgjencës u panë duke nxituar drejt ndërtesës, me tymin e dendur që ngrihej në qiell.
Ministri i Kulturës i Danimarkës, Jakob Engel-Schmidt, postoi në Twitter në lidhje me “fotografitë e tmerrshme” nga zjarri në ndërtesën, e njohur gjithashtu si Borsen (në gjuhën daneze për “Shkëmbimi”).
Ai tha se 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishte përfshirë nga flakët. /Telegrafi/