Sonte pritej të fillonte seria finale e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballeshinIstogu me Bora-n.
Por, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se finalja e sotme është anuluar për shkak se në palestrën e Istogut nuk ka kushte për lojë pasi që reshjet e shiut vazhdojnë të depërtojnë brenda palestrës.
Në fakt bëhet fjalë për palestrën që mbanë rekordin për afatin e ndërtimit të saj. Më shumë se 15 vite ka zgjatur ndërtimi i palestrës në Istog, por që as këto vite nuk kanë mjaftuar për tu bërë ndërtim cilësor në këtë komunë.
Lajmin për anulimin e ndeshjes për Indeksonline e ka konfirmuar edhe trajneri i KB Istogut, Fikret Shatri. Ai ka thënë se nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të luhet kjo ndeshje./Indeksonline/