23/04/2026

Aliyev: Turqia, garantues i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tuqia është garantuesi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë, tha sot presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, raporton Anadolu.

Duke folur në ngjarjen e madhe të teknologjisë TEKNOFEST në Turqi, Aliyev theksoi se Tuqia është bërë një vend me ndikim në botë gjatë 20 viteve të fundit.

Ai vuri në dukje se Türkiye dhe Azerbajxhani janë gjithmonë bashkë dhe miq.

Duke përmendur luftën e vendit me Armeninë në rajonin e Karabakut vitin e kaluar, ai tha se Turqiae mbështeti Azerbajxhanin nga fillimi deri në fund të luftës.

Duke përgëzuar Selçuk Bayraktarin, kreun e Fondacionit T3, organizatorin e TEKNOFEST-it dhe shefin e teknologjisë së firmës turke të aviacionit Baykar, Aliyev tha se Baykar së shpejti do të hapë një qendër në Azerbajxhan për prodhimin e avionëve.

Aliyev gjithashtu drejtoi makinën elektrike indigjene të Türkiyes, modelin “T10X” të TOGG-ut në këtë ngjarje./AA

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...