07/07/2025

Mustafa: Formimi i Asociacionit u bë temë e nxehtë pas marrëveshjes së shkurtit dhe marsit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Ish-kryeministri Isa Mustafa, po thotë se në dialogun Kosovë-Serbi, tashmë ka tema siç i quajti ‘’më të nxehta’’.

Kjo siç specifikoi ai për transmetuesin publik, pas marrëveshjeve të shkurtit e marsit, të cilat çojnë në formimin e asociacionit, gjë të cilën Mustafa u shpreh se Kurti dikur e kundërshtonte, përcjell klankosova.tv.

”Ne e kemi pritur gjithmonë që kjo marrëveshja e fundit të jetë përfundimtare, e jo vetëm marrëveshje që siguron qetësi, stabilitet, siguron status quo dhe asgjë tjetër”.

”Tani temat e dialogut janë tema të nxehta. Veçmas formimi i asociacionit, është bërë një çështje e nxehtë, pas marrëveshjes së shkurtit dhe marsit, njëra në Bruksel e tjetra në Ohër. Të cilat në një formë, i kanë pru të dy palët, edhe Kosovën edhe Serbinë, që të zbatohen të gjitha marrëveshjet paraprake”.

”Për Serbinë është çështje tjetër e tyre, por për ne ka pasur deklarata që ‘Çdo gjë bëjmë’ por siç janë shprehë ‘Zajednicën’ nuk e bëjnë, e tani e kemi një situatë ku po bëhet edhe kjo që është kundërshtuar me të gjitha mjetet”./klankosova

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...