Shkruan: Mustafë Bajrami
Kështu është quajtur mitingu i sotshëm i Erdoganit në Stamboll. Megjithëqë fjalimi i Erdogan fillon në ora 16:00, njerëzit këtu kanë filluar të tubohen që nga orët e hershme të mëngjesit. Atmosferë festive e paparë. Ka shumë që kanë ardhur prej vende të ndryshme të botës. Sipas raportimeve të medieve, deri më tani në shesh janë tubuar mbi 1.5 milion njerëz e pritet të tubohen mbi 4 milion.
Turqia sot është bllokuar e tëra. Mijëra e mijëra autobusë, trena, anije e aeroplanë po vijnë drejt Stambollit. Po flitet që ky tubim do të jetë ndër më të mëdhenjtë të mbajtur ndonjëherë diku në histori.
Erdogan i ka cilësuar këto zgjedhje të një rëndësie ekzistenciale për Turqinë. Ndërkohë është paralajmëruar një ‘myzhde’ e madhe “shokuese” që do ta jep ai. Më e madhja deri më tani që nga koha kur ai vie në pushtet në vitin 2002. Bile, po flitet, edhe më e madhe se zbulimi i gasit natyrorë në ujërat e Detit të Zi që e bëri Turqinë fuqi botërore në energjetikë. Statistikat e ekspertëve flasin se rezervat totale të gazit të Turqisë do të arrijnë në 710 miliardë metra kub në fund të vitit 2023, me një vlerë tregu prej 1 trilion dollarë. …!
Ky është qëndrim personal i autorit dhe nuk përfaqëson qëndrimin editorial të RTI-së