Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë sot në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite.
Kështu kanë konfirmuar dy diplomatë arabë për CNN, e cila ka kontaktuar zyrën e liderit ukrainas, por që nuk ishte e qasshme.
Theksojmë se udhëheqësi ukrainas do të paraqitet personalisht në samitin e G7, i cili këtë vit po mbahet në Japoni.
Agjencia e lajmeve, Reuters thotë se ai do të fluturojë me një aeroplan të qeverisë franceze për në Japoni pas një ndalese në Jeddah.
Ai kohët e fundit ka pasur shumë udhëtime jashtë vendit ndërsa po vazhdon lufta, duke përfshirë turneun e javës së kaluar në vendet e Evropës.
Ndryshe, shtatë shtetet më të industrializuara të botës, të cilët njihen edhe si G7, pritet që t’i vendosin sanksione të reja shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/






