21/04/2026

Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nënkryetare Katarina Axhançiq

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Erden Atiq zyrtarisht ka marrë detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Seanca e betimit ka filluar pas orës 11:00, transmeton Telegrafi.

Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve. Gjatë seancës, Atiq emëroi gjithashtu edhe nënkryetaren e komunës, Katarina Axhançiq

Para fillimit të seancës ku u betua Atiq, në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut u vendos edhe flamuri i shtetit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...