27/12/2024

Shefi i EULEX-it: Është opsion edhe dërgimi i mijëra trupave shtesë të NATO-s në Kosovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas shtuarjes së 700 trupave të shtesë në kuadër të Misionit Paqeruajtës të NATO’s në Kosovë (KFOR), Shefi i Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX) Lars-Gunnar Wigemark thotë se nuk është për t’u përjashtuar mundësia e dërgimit “edhe të mijëra trupave tjerë” në Kosovë. Është edhe kjo opsion, i tha ai Associated Press, teksa foli për trazirat në pjesën veriore ku edhe rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it u plaguan nga protestuesë të dhunshëm.

“Tashmë vetëm se nuk kishte dhunë të llojit më të keq. Të gjithë thonë se jemi me fat se s’patëm viktima”, ka thënë Wigermark, ndërsa ka treguar se sa i përket EULEX-it do të vinte koha ku ata të mos ishin më të nevojshëm në Kosovës, por se “kushtet nuk janë pjekur ende për këtë”.

Duke komentuar ngjarjet në pjesën veriore të vendit, Shefi i EULEX-it, shprehet se është “jetike” që incidente të këtilla të kthehen në “në ndonjë konflitk të armatosur”.

“Dialogu i vazhdueshëm mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo është vendi për të zgjidhur çështjet e hapura”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...