18/10/2024

Dhuna në Kuvend, ironizon eurodeputeti gjerman: Mirë se vini në zonën Shengen

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn, ka reaguar pas situatës së krijuar të entjen në Kuvendin e Kosovës.

Sonneborn ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.

“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...