Mbrojtësi i Kombëtarës së Kosovës në Futboll, Fidan Aliti, është zyrtarizuar sot tek Alanyaspor.
Turqit njoftuan tifozët se kosovari do të jetë pjesë e ekipit deri në vitin 2026, pasi nënshkrimit të kontratës 3-vjeçare.
“Jam në dijeni për synimet e klubit. Qëllimi im është që të kontribuoj në klub për t’u arritur ato synime”, tha Aliti për faqen zyrtare të Alanyaspor.
29-vjeçari në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Zurich në elitën e futbollit zviceran.